Leka Zogu I del nga gjendja kritike
22/11/2011 Pretendenti për fron u shtrua katër ditë më parë në QSUT
Petrela: I sëmuri ka filluar procesin e rehabilitimit
Katër ditë pas shtrimit në Qendrën Shëndetësore Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Leka Zogu I ka dalë nga gjendja kritike. Njoftimin e bëri familja e pretendentit për fron përmes një njoftimi për mediet. “Familja Mbretërore ju bën me dije se N.M.T. Mbreti Leka I ka dalë nga gjendja kritike. Sipas raportit mjekësor të prof. Mentor Petrelës, N.M.T. Mbreti Leka I ka dalë nga gjendja kritike dhe po i nënshtrohet terapive të nevojshme të rutinës. Ndërkohë ka filluar procesi i rehabilitimit të N.M.T Mbretit Leka I”, - thuhet në njoftimin për shtyp. Në të janë përmendur gjithashtu vizitat e shumta që Leka Zogu I ka pasur gjatë kohës që ka qëndruar i shtruar në repartin e neurokirurgjisë. “N.M.T Mbreti Leka I është shtruar në spitalin QSUT Tiranë para 4 ditësh dhe gjatë kësaj kohe ka pasur vizita të shumta nga personalitete nga Shqipëria e Kosova si dhe nga qytetarë të ndryshëm. N.M.T Mbreti Leka I e vizitoi gjenerali Daut Haradinaj, i cili u shpreh se Ramush Haradinaj ishte i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Mbretit Leka I e në pamundësi për të ardhur i uron shërim të shpejtë. Ndërkohë N.M.T Mbreti Leka I në bisedën që pati me gjeneral Haradinaj e pyeti për procesin gjyqësor që po mbahet ndaj Ramush Haradinaj dhe u shpreh se shpreson që drejtësia do të vendoset e uron sa më shpejt rikthimin e Haradinaj në Kosovë”, - vijon njoftimin familja e precedentit për fron. Leka Zogu I të nesërmen e shtrimit të tij u vizitua edhe nga kreu shtetit Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha. Ata përshëndetën nga afër të sëmurin dhe i uruan përzemërsisht shërim të shpejtë dhe rikthim në jetën aktive. Në fund të njoftimit Leka I dhe princi Leka II shprehin mirënjohjen e tyre ndaj të gjithë njerëzve që u gjenden pranë në këto ditë.