Doganat do mbledhin paratë nga akciza, biznesi kundër
22/11/2011 Diskutohet në Këshillin Konsultativ të Biznesit projektligji “Për Akcizën”
Grupet e biznesit diskutuan dje ndryshimet në projektligjin për akcizën, një taksë kjo që nuk do të mblidhet më nga administrata tatimore, por nga ajo doganore. Ky është edhe thelbi i amendimit që do t’i bëhet ligjit për akcizën, por që sipas grupeve të interesit nuk pritet të sjellë asgjë pozitive, veç rritje të hapësirave për evazion. Një grup mallrash që i nënshtrohen taksës së akcizës janë kafeja, birra dhe pije të tjera alkoolike, si dhe nënproduktet e tyre.
Shqetësimet
Gjatë mbledhjes së djeshme në Këshillin Konsultativ të Biznesit ku zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, paraqitin ndryshimet dhe theksoi e ato bëhen në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian, zërat kundër kanë ardhur nga disa përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit. Përfaqësuesi i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Genc Boga, kundërshtoi dispozitat që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat që mund t’ju vendosin autoritetet fiskale. Sipas ligjit për akcizat, pulla e akcizës për produktet shqiptare duhet të vendoset që në linjat e prodhimit, ndërsa për produktet e importit kjo do të bëhet në magazinat doganore. Gjithashtu, përfaqësues të komunitetit të biznesit shprehën shqetësim se ky trajtim rrit kostot për industritë vendase dhe mund të krijojë hapësira evazioni për produktet e importit.
Prezantimi
Mbledhja është drejtuar nga ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili vlerësoi se mbledhja e akcizës në import dhe në prodhim është kusht për administratën doganore. Sipas tij, kjo formë e re e administrimit të akcizës paraqet disa avantazhe. “Dogana shqiptare është institucioni më i përgatitur nga ana e zhvillimit të rrjetit kompjuterik që e bën të aftë të merret edhe me mbledhjen e akcizës, ka eksperiencë mbi licencimin dhe mbikëqyrjen e kontrollit të magazinave doganore ku depozitohen dhe mallrat e akcizës, si dhe ka një laborator të fuqishëm doganor. Projektligji është punuar nga ekspertë të administratës doganore me asistencën e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit IPA 2007. Rreth këtij projektligji kanë ardhur mendime nga Dhoma Amerikane dhe Shoqata e Investitorëve të Huaj, ku vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do t’ia relatojmë Këshillit të Ministrave”,- tha Naço. Në bosht të këtij projektligji qëndron informatizimi i të gjitha procedurave nëpërmjet një platforme online që kanë akses të gjithë operatorët e biznesit duke rritur transparencën dhe efikasitetin. Zëvendësministri i Financave Rrushaj theksoi se këto ndryshime janë implementuar edhe në vendet e Bashkimit Evropian nga janari 2011. “Administrimi i akcizës bëhej nga administrata doganore për mallrat e importit dhe nga administrata tatimore për mallrat e akcizës që prodhoheshin në vend, apo të cilat kishin nevojë të pajiseshin me pullë fiskale. Projektligji sjell në fokus faktin që do të jetë administrata doganore, ajo që do të marrë përsipër administrimin e mallrave që akcizohen”, - tha Rrushaj. Kjo sipas tij, do të mbyllte ciklin duke përjashtuar mundësinë e evazionit. “Projektligji parashikon një platformë të re, ku të gjithë operatorët do të jenë të pajisur me magazinat fiskale, do të kenë gjithashtu një modul elektronik, në të cilën mund të pasqyrohen të gjitha lëvizjet e mallrave të akcizës, qoftë për ato që është paguar detyrimi i akcizës, qoftë ato që janë në kushtet e pezullimit tatimor, apo edhe lëndë të para që shërbejnë për të prodhuar lëndët e akcizës do të mund të evidentohen, pra ky modul do të llogarisë automatikisht detyrimet dhe pastaj do të mund të pasqyronte edhe vjeljen e këtyre detyrimeve eventuale”,- tha Rrushaj. Sipas tij, me këto ndryshime plotësohen standardet përfundimtare që lidhen me lëvizjen dhe pezullimin e mallrave të akcizës sipas sistemit të kompjuterizuar.