E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, djali gjen prindërit e asfiksuar nga gazi i qymyrgurit

VLORË- Një cift bashkëshorësh ka gjetur vdekjen, pasi janë asfiksuar nga gazi i qymyrgurit. Burime policore bëjnë me dije se viktimat janë Avni dhe Myzejeme Bezani, nga qyteteza e Patozit.

Mësohet se Avni Bezani 50-vjec dhe Myzejeme Bezani 49-vjece kishin shkuar mbërmjen e djeshme në fshatin Çole në banesën e  prindërve të Myzejemes, të cilët ndodhen në Itali.

Burime policore bëjnë me dije se dyshohe se cifti ka vdekur mbrëmjen e djeshme, ku për shkak të temperaturave të ulëta ato kanë ndezur ngrohësen me gaz qymyrguri. e cila dyshohet se i ka asfiksuar në gjumë.

Ka qenë djali i ciftit Bezani, i cili pas disa telefonatave të njëpasnjëshme që i ka bërë prindërve pa asnjë përgjigje ka shkuar në banesën e gjyshërve të tij ku ka gjetur prindërit e asfiksuar. Megjithëse dyshohet se cifi ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e asfiksimit, policia sërish ka nisur hetimet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›