E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu i Parë, sot lamtumira e fundit

Sot i jepet lamtumira e fundit Leka Zogut të Parë. Homazhet në nder të tij pritet të nisin rreth orës 10:00.  Në ceremoninë e varrimit do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë, përfaqësues të disa familjeve mbretërore  europiane, presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga, si dhe qytetarë të thjeshtë.

Për të nderuar figurën e Leka Zogut të Parë, në Tiranë kanë mbërritur dje pjesëtarë të familjes mbretërore italiane Savoja, ndërsa priten edhe përfaqësues të mbretërisë së Spanjës. Gjithashtu, praninë në ceremoninë e varrimit e kanë konfrimuar edhe përfaqësues të mbretit rumun Mikael.

Homazhet do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë nga oran 10:00 deri në 12:00, ndërsa më pas kortezhi mortor do të përshkojë rrugën nga bulevardi Zhan DArk – bulevardi Dëshmorët e Kombit  -  sheshi Skënderbej Rruga  e Kavajës, për të ndalur në banesën e tij të fundit, në  Varrezat e Sharrës.

Policia e Tiranës ka njoftuar për bllokimin e segmentit rrugor përgjatë rrugës Xhorxh Ë. Bush nga sheshi Sulejman Pasha, deri te bulevardi Zhan DArk, e ura e Rrugës së Elbasanit.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›