E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Rames ne asamble

Nënkryetar i Kuvendit, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo i sheh në inkoherencë përsiatjet e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Një konstatim të tillë, të bërë publik për “ABC News”, Tavo e mbështet pikërisht në ndryhimin e qendrimeve të kreut Rama përkundrejt kryetarit të LSI-së, Ilir Meta.
Sipas tij, Rama në librin e tij i bën me dije Metës se i jep një tjetër shans. Ndërkohë që në deklaratën e bërë publike sot në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama kërkoi të bindë socialistët se ata nuk kanë nevojë për bashkëpunimin me LSI-në për të ardhur në pushtet.

“Sidoqoftë rezultatet e zgjedhjeve flasin me shumë se deklaratat e secilës palë”, theksoi Tavo.

Referuar bashkëpunimit me demokratët, nënkryetari i Kuvendit paraqet nje marrëdhënie që vijon të repsketojë përpiktazi marrëveshjen që të dy palët firmosën në 2009-ën, dhe sipas tij vulë e këtij bashkëpunimi të ndershëm janë frytet pozitive që ai ka sjellë për shqiptarët

Por para se të shkohet në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe të diskutohet për aleanca zgjedhore e paszgjedhore, Tavo vlerëson si një çështje më prioritare mirëfunksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Forcat politike, siç thekson ai, duhet të dalin para elektoratit së pari me angazhimin për të respektuar votën e tij njësoj në secilin qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›