E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i drogës, pranga çiftit dhe 28-vjeçares

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Durrësit ditën e djeshme. Të arrestuarit, një çift burrë e grua dhe një 28-vjeçare ishin dënuar nga drejtësia italiane me nga 5 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Sami Osmani, 59 vjeç, me bashkëshorten e vet 54 vjeçe si dhe një 28-vjeçare ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishin dënuar nga Gjykata e Bolzanos në Itali për trafik droge.

Për ta kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë, ku do të vihen në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›