E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ndryshon modelin e organizmit, ja strukturat e reja


Denis Dedej

Partia Socialiste ndryshon modelin e organizimit. Prej ditës së djeshme, selia rozë do të ketë një model të ndryshëm funksionimi nga ajo që ka pasur deri më tani, duke synuar që të përshtatë një organizim partiak dhe jo politik. Për këtë arsye, anëtarëve të Asamblesë Kombëtare kanë rënë dakord me propozimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, për të ndryshuar një prej strukturave më të rëndësishme, siç është sekretariati. Mënyra e re e funksionimit të strukturave ka për qëllim që përmes pozicioneve të adresojë çështje konkrete dhe të mos dublojë komisionet që janë të ngritura në asamble. Ky ndryshim ka zhdukur nga organigrama dy sekretariate të njohura, atë për Çështjet Ligjore që drejtohej nga Fatmir Xhafaj dhe sekretariatin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që kryesohej nga Arta Dade. Jashtë sekretariateve ka mbetur edhe Kastriot Islami.

Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, kryesocialisti Rama bëri publik propozimin për një ndryshim të strukturës, që siç tha ai, bëhet në funksion të zgjedhjeve dhe të organizimit. Një Sekretar Organizativ që skam asnjë dyshim quhet Blendi Klosi për një model pune që unë shpresoj të mund ta implementojmë dhe përtej kufijve të qarkut të Durrësit, por që në qarkun e Durrësit dha sukses jo vetëm në bashkinë e Durrësit, por edhe në shumë territore të tjera,- deklaroi Rama, duke vijuar më pas renditjen e nëntë sekretarëve së bashku me pozicionet përkatëse. Krahas strukturës që drejtohet nga Klosi, dy sekretariatet e tjera që nuk ndryshuan u propozua Damian Gjiknuri si sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ilir Beqja për Programin Politik.

Për të gjitha sekretariatet nuk pati kandidatura alternativa dhe çdo kandidati i duheshin 50+1 të votave në total, që i takonte së paku 106 vota. Pas votimit për strukturat e reja dhe numërimit elektronik, i pari në listën e më të votuarve u rendit Damian Gjiknuri, i cili do të jetë përgjegjës i çështjeve zgjedhore për katër vitet e ardhshme. Bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën zgjedhore mori 172 vota. I dyti në renditje për nga numri i mbështetjes së marrë nga Asambleja Kombëtare është Bashkim Fino, me 146, që do të drejtojë sekretarin për Pushtetin Vendor. Vendi i tretë është ndarë me vota të barabarta midis Fatmir Xhafaj si sekretar për Koordinimin dhe Ilir Beqjas si sekretar për Programin me 159 vota.

Në fund të listës u rendit Erion Veliaj, i cili do të jetë sekretar për Emigracionin dhe Rininë. Gjatë momentit të numërimit elektronik ka pasur një interes nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili vëzhgonte nga afër ecurinë e procesit dhe mënyrën se si do të procedohej deri në shpalljen e votave për secilin kandidat. Gjithashtu nuk kanë munguar batutat midis deputetëve për kolegët e tyre.

Sekretarët e rinj në PS dhe votat e marra në asamble

Sekretar për Organizimin, Blendi Klosi 157 vota

Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri 172 vota

Sekretar për Programin, Ilir Beqja 159 vota

Sekretar për Koordinimin, Fatmir Xhafaj 159 vota

Sekretar për Koalicionet, Ndre Legisi 150 vota

Sekretar për Pushtetin Vendor, Bashkim Fino 163 vota

Sekretar për Burimet Njerëzore, Armando Subashi 146 vota

Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit, Arben Ahmetaj – 145 vota

Sekretar për Emigracionin dhe Rininë, Erion Veliaj 132 vota

Sekretarët e rinj në PS dhe votat e marra

Sekretar për Organizimin, Blendi Klosi 157 vota

Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri 172 vota

Sekretar për Programin, Ilir Beqja 159 vota

Sekretar për Koordinimin, Fatmir Xhafaj 159 vota

Sekretar për Koalicionet, Ndre Legisi 150 vota

Sekretar për Pushtetin Vendor, Bashkim Fino 163 vota

Sekretar për Burimet Njerëzore, Armando Subashi 146 vota

Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit, Arben Ahmetaj – 145 vota

Sekretar për Emigracionin dhe Rininë, Erion Veliaj 132 vota

Asambleja e re e PS

Burrat

Gramoz Ruçi        177 vota

Erjon Brace          150 vota

Ben Blushi            144 vota

Ditmir Bushati      139 vota

Pandeli Majko     135 vota

Namik Dokle        132 vota

Shkëlqim Cani     132 vota

Arben Malaj         131 vota

Sajmir Tahiri        129 vota

Vangjush Dako    124 vota

Besnik Bare          124 vota

Arben Isaraj         116 vota

Gratë

Mimi Kodheli                       147 vota

Eglantina Gjermeni             134 vota

Lindita Nikolla                     114 vota

Valentina Leskaj                 112 vota

Arta Dade                             111 vota

Kandidatët që nuk fituan

Niko Peleshi          88 vota

Ulsi Manja            88 vota

Ethem Ruka        88 vota

Qazim Sejdini       84 vota

Namik Kopliku    82 vota

Maqo Lakrori       77 vota

Dhimo Kote          55 vota

Gëzim Tushe        31 vota

Luiza Xhuvani     106 vota

Vasilika Hysi        97 vota

Adelina Farrici      72 vota

Mimoza Hafizi    62 vota

Irena Kallco          24 vota

PS eksperimenton numërimin elektronik

Në votimin e djeshëm të strukturave, Partia Socialiste ka testuar numërimin elektronik, i cili mund të përdoret edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky variant i numërimit të votave, e cila është një risi në Shqipëri për sa i përket procesit të votimit, u testua për të sjellë një shembull të asaj që socialistët do të propozojnë në komisionin për reformën zgjedhore. Megjithëse përgatitjet dhe marrjen e masave, numërimi elektronik u bllokua për vlerësimin e fletëve për anëtarëve të Kryesisë. Kjo gjë erdhi si pasojë e ndërlikimit të listës shumë emërore, por edhe të kritereve që duhej të zbatoheshin për të plotësuar listën.

Për të pasur një numërim korrekt duhej që shenja të shënohej brenda kuadratit. Në rastin e votimit për kryetarin e Asamblesë Kombëtare makineria elektronike nxori një rezultatet prej 168 vota pro dhe 42 të pavlefshme. Komisioni i votimit rishikoi të gjitha këto vota dhe doli në përfundimin se nga këto vota të pa llogaritura 22 prej tyre i takonin kandidatit Gramoz Ruçi. Shenja nuk ishte vendosur brenda kuadratit, por në krah të emrit ose ishte shkruar ngjitur emrit fjala po.

Ndonëse fillimisht anëtarëve të Asamblesë Kombëtare iu shpërnda një fletë për mënyrën se si do të votohej në fletë, disa prej tyre nuk i ndoqën këto udhëzime. Pasoja e moszbatimit të rregullave të votimit solli edhe numërimin manual. Për të shmangur të gjitha problemet u vendos që numërimi të vijonte emër për emër, çfarë solli dhe vonimin e nxjerrjes së rezultatit. Nëse për numërimin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare dhe sekretariatit u desh një orë të dilte një rezultat, manualisht procesi për kandidatët e Kryesisë zgjati katër orë.

Më herët, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu bindjen se numërimi elektronik do të kthehet në traditë në zgjedhjet brenda forumit të kësaj partie. Por, ai sqaroi se gjithkush ka të drejtën e rinumërimit manual për të verifikuar votat e veta në rast dëshire dhe për çfarëdo arsye të një apo më shumë personash. Procesi i numërimit u ndoq live nga mediat dhe të pranishmit. Në një ekran të madh u shfaqën në kohë reale ecuritë e rezultatit. Në çdo 20 fletë të numëruara grafiku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›