Trafikimi i qënieve njerëzore, GRETA: Shqipëria, ka shënuar rritje
Strasburg- Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri është rritur, pavarsisht masave të marra në këtë drejtim. Kështu thuhet në raportin e vlerësimit për Shqipërine të Këshillit të Europës dhe GRETA (Grupi i ekspertëve mbi masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore) të bërë sot publik.
Sipas GRETA nevojitet marrja e më shumë masave për të ardhmen si dhe realizimi i kërkimeve për të zbuluar më shumë këtë fenomen në vend.
Ndër të tjera në raport thuhet se autoritetët shqiptare kanë marrë masa të rëndësishme për paradalimin e trafikimit të njerëzve siç janë ngritja e një zyre kombëtare për luftën kundër trafikimit si edhe krijimi i një mekanizmi kombëtar referues për identifikimin dhe ndihmën për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas raportit ndërgjegjësimi është rritur por duhet punuar për të luftuar stereotipet dhe paragjykimet ndaj grupeve të margjinalizuara. Që sipas ekspertëvet nxisin trafikimin dhe parandalojnë riintegrimin e viktimave të tij.
Raporti bën kërkesë që autoritet shqiptare të sigurojnë financim adekuat për OJQ-të që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit. Sipas GRETA duhet ti kushtohet vëmendje përmirësimit të bashkëpunimit me vendet e destinacionit, persa i takon riatdhesimin të viktimave të trafikimit.
Ndërkaq GRETA u kërkon autoriteteve shqiptare të forcojnë masat për mbrojtjen e personave të trafikuar. Dhe sidomos fëmijët viktima.
Raporti vazhdon duke bërë thirrje që autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar që legjislacioni në lidhje me konfiskimin e produkteve të veprave penale të trafikimit të zbatohet. Dhe që viktimat e trafikimit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për kompensim dëmi.
Ky raport është hartuar nga GRETA mes konsultimesh me autoritetet dhe OJT-të shqiptare dhe botërore që punojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.
Shkrime të tjera me interes: