E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret kerkojne ndeshkim te pergjegjesve

TIRANE - Gjurmet jane te thella dhe puna per ta rikthyer kete zone si me pare, duket e gjate dhe e veshtire. "Banoret mund ta perjetojne per 100 vjet, asnjehere nuk ka per t'u harruar. Ketu u be lufta e trete boterore", degjohet duke thene vjehrra e Resmies, e cila nga kopshti i saj, vjen e na takon. E nderkaq, te tjeret vuajne pasojat fizike e psikologjike. Gjurmet e tragjedise se rende duket se nuk kane mbetur vetem ne zonat e rrethuara e germadha, por edhe tek vete banoret, qe tashme kane nje kerkese te qarte. "Duam drejtesi dhe shprese", thote nje tjeter banor, i cili na shoqeron gjate rruges, ku shtepi me shtepi pyesim per pasojat e ngjarjes se rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›