E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leksioni Spanjoll: nëse votohet fiton e Djathta. Ja si “forca e qetë” e Rajoy fshiu epokën Zapatero

22-11-2011 / Gazeta 55

Speciale

Me triumfin e popullorëve në Madrid ra bastioni i fundit socialist, i mbijetuar në vendet e mëdha të Europës. Tashmë ka maxhoranca të qendrës së djathtë në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Poloni, Suedi dhe pavarësisht ndryshimit të javës së kaluar edhe në Itali. Mund të arrijmë në konkluzionin se kur votohet, e djathta fiton gjithmonë, me përjashtim të Danimarkës dhe është prova se as në një situatë globale, në të cilën janë vënë në pikëpyetje rregullat themelore të kapitalizmit dhe tregjet e lira, domethënë të gjitha komplotojnë në favor të tyre, të majtat janë në gjendje të ofrojnë një recetë të pranueshme shumicës së elektoratit.
Fitorja e madhe e Rajoy-t kompleton dhe zëvendësimin e qeverive në të gjithë vendet jugore të Eurolandias. Sipas një teorie të mirë-krijuar – jo krejtësisht të sforcuar – nuk fitoi aq shumë Rajoy (shqiptohet: Rahoj), por kundërshtari i tij socialist Rubalcaba, ministër i Zapateros dhe kështu bashkëpërgjegjës për katastrofën e tij të humbjes. Për të adresuar votuesit nuk do të ishte besimi në partinë popullore, sa paaftësia e qeverisë për t’u përballur me një situatë që po bëhej çdo ditë e më e rëndë duke kërcënuar vetë kohezionin social të Spanjës.
Në fakt, kriza goditi në mënyrë të egër një ekonomi që ishte konsideruar jo deri pak kohë më parë një prej më dinamikeve në Europë, në mënyrën që tre vjet më parë ai mbërriti në Madrid duke u mburrur, duke forcuar pak statistikat e duke parakaluar Italinë. Shumë eufori, në realitet bazohej vetëm në një bum ndërtimesh sa spektakolarё aq dhe fals, që kishte krijuar aeroport të kotë, infrastruktura mega-galaktike, grataçela pa banorë dhe shtëpi që askujt nuk ia lejonte xhepi. Kur më në fund flluska plasi si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, Zapatero pati ndershmërinë të pranonte dështimin e tij, duke shpallur tërheqjen e tij nga politika në moshën 50 vjeçare e duke shpallur zgjedhje të parakohshme. Për një moment u duk – edhe disa politikanëve tanë – një lëvizje fituese, në kuptimin që solli përhapjen e famshme me Bund gjermanë nën Bot italiane, por sakrifica e “Bambit” nuk vleu për asgjë në qëllimet elektorale: avantazhi i popullorëve në sondazhe vazhdoi të rritej, deri sa u përkthye në shumicën e Cortes, pa precedentë në demokracinë spanjolle.
Shumë pyesin veten çfarë ndikimi do të kishte pasur mbi këtë rezultat lëvizja e indignatos, që i mori lëvizjet pikërisht nga Madridi para përhapjes në mbarë botën dhe u përpoq të ndihej edhe në prag të zgjedhjeve. Siç dihet, “të zemëruari” indignados – veçanërisht të fortë në Spanjë, ku papunësia e të rinjve prek 50% - vënë para gjyqit të gjithë klasën politike dhe thonë se nuk duan më t’ ja dinë as për të djathtën e as për të majtën. Ka mundësi të jenë në shumicë dërrmuese, ish votuesit e Psoe dhe tashmë kanë kontribuar me abstenimin e tyre në rezultatin më të keq në historinë e partisë.
Çfarë mund të presim nga kryeministri i ri? Bëhet fjalë për një njeri karizmatik, i mundur dy herë nga Zapatero, por me durim, këmbëngulje e aftësi për të komunikuar me të gjithë. Gjatë fushatës elektorale mbeti në mjegull, ndoshta për të mos trembur spanjollët për atë që i priste, duke u fokusuar më shumë në premtimin e krijimit të vendeve të reja të punës: një qëllim jetik në një vend ku papunësia qëndron në 22%. Çdo masë e mbështetjes për zhvillim duhet të shoqërohet nga një program i rreptë, i përbërë nga taksa të reja (edhe në Spanjë ka vështirësi grumbullimi) të një liberalizmi radikal të tregut të punës (të rrënuar nga ngurtësi shumë të ngjashme me tonat) dhe të një ristrukturimi të sistemit lokal bankar – të famshmet “gajas” – që do lërë pas mjaft kufoma. Në fund, duhet të përmbajë kërkesat e paqëndrueshme financiare nga rajonet, ku për fat të mirë, popullorët dominojnë pas administrativëve të majit. Me fjalë të tjera, një program gjaku e lotësh – ndryshe nga teokratët italianë dhe grekët – Rajoy dhe partia e tij duhet të mbajnë të gjitha përgjegjësitë e tyre.
***
Spanjë, “forca e qetë” e Rajoy fshiu epokën Zapatero
Fitoi forca e qetë e Mariano Rajoy-t. Mariano noteri, i durueshëm e këmbëngulës, këtë herë fitoi. Më në fund strategjia e tij funksionoi. I moderuar e konservator në fushatën elektorale, lideri i popullorëve ka lundruar në anën e mirë së erës. I shtyrë nga avantazhi i sondazheve që prej fillimit, evitoi të merrte vendime shumë të mprehta, duke parashikuar zgjedhjet e gjakut e të lotëve që duhet të bëjë kur të vijë në pushtet dhe në mes të stuhisë, forca e qetë e Marianos këtë herë i bindi.
Rajoy (shqiptohet: Rahoj) e kishte provuar edhe dy herë të tjera. Të dyja këto herë kishin shkuar keq, e dyta shumë keq. Ishte marsi i vitit 2008. Zapatero ishte në vështirësi, kriza po kërkonte sakrificat e para, imazhi i socialistit po dobësohej. Mariano nxitonte për të fituar dhe nuk kishte kursyer asgjë. Takimet, punët e vështira, kritikat e partisë së tij, tradhtitë, sakrificat e nuses së tij, Elvirës në shtëpi që kujdesej për dy fëmijët dhe pjesën tjetër të shtëpisë. Më pas, erdhën rezultatet, të papritur, mizorë. Kamerat kishin inkuadruar sytë e tij mosbesues. Buzë të shtrënguara për të mbajtur lotët dhe gruaja pranë për ta mbështetur në çdo hap.
Pak do kishin qenë të gatshëm të paraqiteshin për të tretën herë. Lufta brenda partisë pas rënies kishte qenë mjaft e ashpër, Esperanza Aguirre “dama e hekurt”, kishte udhëhequr një revoltë pa përjashtime kundër tij. Ai e di, e kujton, por e fal, tamam si një politikan i vërtetë. “Ka nga ata që nuk më kanë mbështetur në parti. Ne nuk kemi frikë – i siguron sot, kam harruar çdo gjë”.
Ndryshe nga Zapatero fenomeni tek Rajoy i qetë, meteori që atëherë kishte arritur të digjte të gjitha etapat, të shmangte radhët dhe ato të gjatat. Ai jo, Mariano është në politikë që prej vitit 1981, në atë kohë ishte deputet rajonal në parlamentin galician për Aleancën Popullore, partia konservatore post frankiste e themeluar nga Manuel Fraga. Pikërisht në ato vite merr formë edhe paraqitja e tij: në vitin 1979 rrezikon të vdesë në një aksident automobilistik. I mbetën shenjë të thella në fytyrë, që vendos t’i mbulojë me mjekër. Janë dy qeveritë Aznar që i dhanë më në fund lustër. Rajoy bëhet ministër i Kulturës e ministër i Brendshëm e më pas zëdhënës i qeverisë.
Sot, shtatë vjet pas modernizmit Zapatero, Spanja dëshiron të ndryshojë tone. Në Spanjën progresiste e moderne, kampione të paradave gay dhe pse me divorce të shpeshta, mund të bjerë perdja. Del nga skena partia progresiste, ajo e kuotave të kuqe për të gjitha shpenzimet, ikën laiku, feministi Zapatero. “Mendjelehti” – siç e thërrisnin tani – largohet, ikën në shtëpi dhe merr me vete rrënojat e shkatërrimet. Në kohë krize spanjollët kanë vendosur të përqendrohen tek konkretja. Në vendin e tij, hyn konservatori, katoliku, i moderuari: politikani i  modës së vjetër. I qetë, ndoshta shumë, siç e akuzojnë kritikët e tij. I biri i një gjykatësi, 56 vjeç edhe ai i diplomuar në juridik dhe shumë krenar për origjinën e tij “Ndjehem 100% galician”, thotë ai. Një deklaratë që ka dhe pak sfidë brenda, sidomos drejt atij shtypi pak snob, që nuk e ka dashur kurrë. “Provinciali galician”, kështu e kanë fyer shpesh. E akuzojnë se është i mërzitshëm, i pasigurt, aspak karizmatik, jo i gatshëm për vendime të vështira. Ai është mbrojtur gjithmonë nëpërmjet aleates së tij: qetësisë. As i paqartë, as i pavendosur, por më pëlqen të reflektoj para se të veproj”. Mariano kaq ndryshe nga Zapatero, por kaq ndryshe edhe nga Aznar, paraardhësi e kumbari i tij politik. Këtë herë, gjithçka e bëri fati. Ai duhet të menaxhonte vetëm rënien progresive të popullaritetit socialist, duke e mbajtur partinë në mes të rrugës. Nga jashtë duket e lehtë. Ai ia doli, sepse kështu është natyra: as fajkua, as pëllumb edhe pse armiqtë e tij vazhdojnë ta thërrasin gri.
Përgatiti: Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›