Qeveria, para në dorë për investitorët privatë
Qeveria shqiptare ka vendosur të paguajë një pjesë të kostos për ndërtimin e impianteve të energjisë së rinovueshme me paratë e taksapaguesve, përmes disa ndryshimeve ligjore që u miratuan dy ditë më parë. Në propozimin për ndryshimin e ligjit "Për ndihmën Shtetërore", një instrument ligjor i vitit 2005 që synonte nxitjen e eksporteve, qeveria sanksionon se edhe ata që prodhojnë për tregun vendës, duhet të ndihmohen dhe se edhe "investimi për nxitjen e energjisë nga burime të rinovueshme", do të mund të përfitojë ndihmë shtetërore. Masa maksimale e përfitimit është 200 mijë euro për një periudhë trevjeçare dhe mund të përfitohen edhe nga kompanitë e sapokrijuara dhe saporegjistruara.
Arsyet pse një kompani mund të përfitojë ndihmë shtetërore janë të shumta. Vendimi për t‘i dhënë ndihmë njërës apo tjetrës kompani varet nga një zyrë në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Koncesionet e hidrocentraleve
Qeveria shqiptare ka nënshkruar rreth 100 leje koncesionare për ndërtim hidrocentralesh të vegjël, por shumica dërrmuese e atyre që i morën koncesionet nuk kanë nisur fare punë, sepse nuk kanë para. Vetëm pak nga koncesionet kanë filluar të realizohen. Në mungesë të parave për të investuar realisht, shumë koncesionmarrës kanë filluar të tentojnë të shesin lejet e përfituara, duke krijuar një treg sekondar të konsiderueshëm. Nëpër gazeta janë shfaqur edhe njoftime nga investitorë që dëshirojnë të blejnë kontrata koncesionare. Qeveria deklaron se ka ndërmend të lëshojë edhe rreth 300 leje koncesionare për hidrocentrale në vitet në vijim.
Nuk është e qartë nëse kontratat koncesionare përmbajnë ndonjë afat kohor realizimi, por me ndryshimet ligjore të propozuara, duket se qeveria ka vendosur t‘ua zgjidhë edhe problemet financiare koncesionmarrësve, duke u ofruar ndihmë shtetërore. Sipas propozimit, ndihma shtetërore mund të mbulojë deri në 45 për qind të kostove të hedhura për zhvillimin e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
Sipas legjislacionit shqiptar, të gjithë hidrocentralet e vegjël janë burim energjie të rinovueshme, megjithëse shumë shtete konsiderojnë si të tillë vetëm hidrocentralet me rrjedhje të lirë, pra pa digë.
Tregu i energjisë së rinovueshme në Shqipëri u hap dy vite më parë, kur një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë i lejoi qeverisë italiane të subvenciononte investime në energji të rinovueshme në Shqipëri, me kushtin që të ishin kompanitë italiane përfituese dhe që energjia të tregtohej në Itali. Megjithëse teorikisht paratë janë, realisht shumë pak gjëra janë bërë në praktikë. Investitorët italianë në energjetikën shqiptare do të mund të shesin veçmas energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme dhe veçmas vlerën e saj ambientale, e cila në Itali ka një çmim të njëjtë me energjinë.
Por duket se marrëveshja me Italinë nuk i ndihmon dot hidrocentralet e vegjël të projektuar gjatë viteve të fundit dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur ta ndihmojë financiarisht këtë industri me paratë e taksapaguesve.
Përdorimi i parave të taksapaguesve për subvencionimin e biznesit privat filloi për herë të parë në Shqipëri rreth vitit 2004. Programe të ndryshme subvencionimi, si ai i naftës pa akcizë për bujqësinë e peshkimin, dhe së fundmi programi i ndihmës së drejtpërdrejtë financiare për fermerët, janë kritikuar si ekonomikisht të paefektshëm dhe të krimbur me korrupsion.