E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miklovan Kararaj efektivi i 12-te i arrestuar nga SHKB

Oficeri 26-vjeçar Miklovan Kararaj, shef i antikorrupsionit në Policinë e Gjirokastrës është efektivi i 12-të, i arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për këtë vit, në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.

Një prioritet ky i Ministrisë së Brendshme si dhe në plotësim të Prioritetit të 8-të nga 12 Rekomandimet e Raportit Analitik të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe që bën fjalë për Strategjinë Kombëtare “Anti-Korrupsion dhe Qeverisja Transparente”

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme për të njëjtën periudhë pranë organit të prokurorisë janë dërguar:
71 kallëzime penale për 92 punonjës policie ku , 31 punonjës të nivelit të parë drejtues (2 K/Komisar, 9 Komisar dhe 21 N/Komisar), 56 punonjës të nivelit zbatues (13 K/Inspektor, 38 Inspektor dhe 5 N/Inspektor), 4 punonjës policie (civil),

Nga këta 12 janë arrestuar në flagrancë ku 2 punonjës të nivelit të parë drejtues dhe 9 punonjës të nivelit zbatues.
Për vepra të mirfillta korruptive ka 40 kallëzime për 55 subjekte policore, ku 27 të nivelit parë drejtues, 24 të nivelit zbatues dhe 4 civil.
Për të njëjtën periudhë të vitit 2009 janë referuar në prokurori 77 kallëzime penale për 96 punonjës policie, nga të cilët 8 punonjës policie të arrestuar në flagrancë.

Për vitin 2010, u referuan 81 kallëzime penale ku implikohen 145 oficerë policie,nga të cilët 35 u arrestuan.
Ndërsa për vitin 2011, janë referuar 101 kallzime penale ku implikohen 135 oficer policie, ku janë arrestuar 22 punonjës policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›