E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet në Nju Jork zyra e aplikimit për pasaporta

 Ceremonia e hapjes së kësaj qendre aplikimi u zhvillua pasditen e shkuar, ndërsa merrte pjesë edhe Presidenti, Bujar Nishani, zv/ministri i Brendshëm,  Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, zoti Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanisë “Aleat”, Alain Jouan.

Në hyrje të Konsullatës, Kryetarin e Shtetit e pritën emigrantë shqiptarë, të cilët e uruan për suksesin e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngrohtësinë e treguar ndaj bashkësisë shqiptare. Në ceremoninë e fillimit të procesit të aplikimit për pasaportë biometrike, Presidenti Nishani e vlerësoi këtë projekt si arritje të institucioneve të shtetit shqiptar dhe shprehje e kujdesit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve tanë kudo ata jetojnë.

Zyra e aplikimit për pasaportat biometrike në Nju Jork u përurua dhe është në vazhdën e ofrimit të këtij shërbimi edhe për emigrantët shqiptarë në Itali dhe në Greqi. /Start

                                                                                             2012-09-28 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›