E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku rimerr veten, bie euro në nivelin e një jave më parë

Ndërsa jemi në mesin e muajit gusht, muaj i cili kap kulmin e kthimit të emigrantëve monedha jonë leku vijon të qëndrojë në nivele të njëjta si një javë më parë me monedhën europiane euro. Kështu pas një periudhe të gjatë rritjeje në kursin valutor të këmbimit, monedha vendase tashmë qëndron në pozita të njëjta ndaj euros gjatë dy javëve të para të gushtit. Në javën që po lëmë pas valuta jonë ka pësuar ulje ngritje të herpashershme por këto oshilacione janë reflektuar në nivele jo të larta. Pas luhatjeve të shumta që kanë shoqëruar raportet midis dy monedhave kryesore në vendin tonë ato qëndrojnë në nivele thuajse të njëjta me një javë më parë. Kështu, në fundin e javës që po lëëm pas një euro në tregun valutor blihet me 138.8 lekë dhe shitet me 139.4 lekë. Parashikimi për një forcim të lekut në vijim gjatë muajit gusht me sa duket nuk reflektohet në tregun valutor pasi remitancat e emigrantëve janë në rënie të ndjeshme si pasojë e krizës greke. Rritja e remitancave automatikisht do të sillte përqendrim të madh të monedhës euro çka do të reflektonte në rritjen e kërkesës për lekë. Kërkesë e cila do forconte ndjeshëm monedhën tonë. Edhe periudha në vijim pritet që të përfshihet nga luhatjet në tregun valutor në varësi të sasisë së monedhës europiane e cila do të qarkullojë në treg. Gjithsesi, ajo që mund të themi është fakti se periudha me lekë të fortë do vijojë të shoqërojë edhe javët e mbetura të stinës së verës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›