Bie numri i fermave INSTAT Me pak te punesuar ne bujqesi

Numri i fermave në Shqipëri ka ardhur në ulje vit pas viti në dekadën e fundit. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2002 ishin të regjistruara rreth 388 mijë ferma të të gjitha llojeve, ndërsa në 2009, 7 vjet më vonë numri i tyre ishte ulur me mbi 34 mijë. Të dhënat i INSTAT tregojnë se numri më i madh i fermave është në bujqësi, ku mbjellja e bimëve të arave zë vendin kryesor.
Duhet vënë në dukje qe me fermë nënkuptohet dhe një sipërmarrje e vogël qoftë dhe e një personi, apo një familje ku prodhohet. Të dhënat tregojnë se në 2009, numri i fermave ishte rreth 353 mijë. Ndërkohë, sektori i bujqësisë prej vitesh në Shqipëri regjistron dhe numrin më të madh të të punësuarve. Kundrejt sektorit privat jobujqësor dhe atij shtetëror, në bujqësi janë të punësuar më shumë se 55 për qind e forcës së punës.
Shifrat nga Instituti i Statistikave dhe ministria e Punës tregojnë se në vitin 2010 në të gjithë vendin ishin të punësuar rrethj 917 mijë persona, prej të cilëve mbi 506 mijë në bujqësi. Ajo çka bie në sy në krahasim e të dhënave është se deri në vitin 2000 të punësuarit në bujqësi zinin mbi 70 për qind të të punësuarve, ndërsa më pas ky raport ndryshoi.
Që prej 10 vitesh sektori privat jo bujqësor, me një ritëm të ngadaltë po njeh vetëm rritje të numrit të të punësuarve, ndërsa tendenca e kundërt po vihet re në sektorin bujqësor.
Florian Papadhimitri