Kriza, Berluskoni: Plani i ri me miratimin e zyrtarëve evropianë

Kryeministri Italian Silvio Berlickoni tha se plani i ri i qeverisë së tij për të shkurtuar shpenzimet dhe për të rritur taksat ka marrë miratimin e zyrtarëve të tjerë të lartë evropianë. Sipas mediave italiane Berluskoni tha se ka folur me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me Presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, dhe të dy i vlerësuan planin italian. Kabineti i Berluskonit miratoi të premten një paketë masash shtrënguese prej 63 miliard dollarësh. Këto masa e shkurtojnë buxhetin 28 miliard dollarë vitin e ardhshëm dhe 35 miliard në vitin 2013. Ndërkohë përkrahësit thonë se kombinimi i shkurtimeve me rritjen e taksave do ta balancojë buxhetin e Italisë deri në vitin 2013, në përputhje me kërkesat e Bankës Qendrore Evropiane. Nga ana tjetër zyrtarët italianë shpresojnë se plani i kursimeve do të zbutë frikën e investitorëve se Italia mund të bëhet viktima e radhës e krizës së borxhit evropian.