Këmbimi valutor, euro humbet pikë kundrejt lekut
Monedha evropiane euro, e cila një javë më parë fitoi 1,6 pikë kundrejt lekut, gjatë kësaj jave ka qënë e stabilizuar në tregun e këmbimeve valutore, madje duke shënuar rënie të vlerës së këmbimit me lekun në fundjavë.
Euro humbi disa pikë kundrejt lekut, pas forcimit që pati në fillim të javës së kaluar, me kuotën më të lartë të muajit gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve të fundit, duke u blerë mesatarisht me 135 lekë dhe shitur me 136.40 lekë.
Ekspertët shprehen optimiste për qëndrueshmëri të eros në këmbimin valutor vendas deri në fund të këtij muaji, e argumentuar me pikun e sezonit që kthen emigrantët në Shqipëri.