E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.6 gradë të shkallës Rihter është regjistruar pas mesnatës së të dielës, në ishullin grek të Kretës, që ndodhet në jug-lindje të ishullit Santorini.

Instituti Sizmologjik Euromesdhetar bën me dije se lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 00.46 pas mesnatës apo në orën 23.46 të së dielës me orën shqiptare.

Ekspertët informojnë se lëkundjet e fundit, e katërta brenda një jave, nuk lidhen me aktivitetin sizmik të regjistruar ditët e fundit në ishullin e Santorinit, në Greqi.

Sipas të dhënave tërmeti nuk ka shkaktuar dëme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›