E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Greqia do të qëndrojë në Eurozonë

Greqia do të qëndrojë në Eurozonë, thekson kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë që u botua të dielën në gazetën Bildt. "Në këto momente Eurozona ka 17 vende anëtare dhe mendoj se në të ardhmen do të jenë më shumë", tha zonja Merkel.

Kancelarja gjermane vë në dukje se ajo vetë nuk do të pranojë asnjë dalje nga zona e euros.

"Kam thënë në mënyrë të përsëritur se po të dështojë euroja, do të dështojë Europa, sepse euro ishte një hap vendimtar drejt thellimit të integrimit europian. Këtë hap nuk mundim ta tërheqim pa pasoja serioze dhe rrisk të madh. Këtë unë nuk kam për ta bërë, sepse posaçërisht ne gjermanët kemi përfituar shumë nga euro", deklaron kancelarja Merkel.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›