E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëkundje tërmeti 3.7 ballë në Tiranë

Kryeqyteti është lëkundur nga një tërmet në orën 08.22 të mëngjesit. Sipas të dhënave nga Instituti Sizmiologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në jug të Bulqizës dhe në lindje të Shëngjergjit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7 ballë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë për 2-3 sekonda. Llambro Duni, shef departamenti në Institutin Sizmiologjik tha për "Ora News" se tërmeti mund të quhet një tërmet normal, dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›