E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, parlamenti serb: OK referendumeve

SARAJEVE- Parlamenti i serbëve të Bosnjes miratoi sot një ligj që lejon referendumet pavarësisht nga paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar se ligji mund të minojë qëndrueshmërinë në vendin e ndarë etnikisht.Referendumi i parë pritet që të mbahet për të parë sesa mbështetje ka për marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në vitin 1995.Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik thotë se do që serbët e Bosnjës të votojnë në një referendum për pavarësi, si edhe një votim për vendimet e të dërguarit ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, politikat e të cilit janë kundërshtuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.(s.g/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›