E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asselborn: Ballkani të ecë shpejt në procesin e integrimeve

Rajoni i Ballkanit duhet të ecë shpejt në procesin e integrimeve, ndërsa vendet e pavarura duhet të kenë raporte të mira ndërmjet tyre,duke çmuar vlerat e secilit dhe pranuar diversitetet etnike.Ky ishte konkluzioni i takimit ndërmjet Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

"Viti 2010 do të jetë shumë i rëndësishme për Kosovën,sepse pas
opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,do të mund të kishte
një mundësi  të ndryshimit të qëndrimit të Serbisë përsa i përket
Kosovës,sepse aspiratat e Serbisë dhe të Kosovës varen nga integrimet
evropiane,që një ditë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, si edhe të
gjitha vendet e tjera të rajonit", deklaroi Jean Asselborn,
zv/Kryeminister dhe Minister i Jashtëm i Luksemburgut.

"Kosova e ka përkushtimin që duke u mbështetur në Projektin e
Presidentit Ahtisaari dhe në vizionin tonë politik të jetë garantuese
dhe realizuese e mirë e politikave dhe e standardeve bashkëkohëse", tha
Fatmir Sejdiu, president i Kosovës.

"Natyrisht që përkushtimi ynë është qëtë jemi pjesë e NATO-së dhe e
BE-së. është kjo një perspektivë e gjithë rajonit. Kosova ka ndërtuar
raporte të mira dhe me të gjitha vendet e rajonit, me shtetet fqinje si
me Malin e Zi, Maqedoninë dhe me Shqipërinë, dhe ne jemi të gatshëm që
të ndërtojmë raporte edhe me Serbinë natyrisht si dy shtete të veçanta",
tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Përsa i përket perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit, Ministri i
Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se Bashkimi
Evropian mbështet çdo hap,që do ta stabilizonte rajonin dhe do ta
ndihmonte Kosovën, por edhe që e afron Serbinë me Brukselin.

Shkëlzen Osmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›