Lëkundje tërmeti në Tiranë

Kryeqyteti është lëkundur nga një tërmet në orën 08.23 të mëngjesit. Sipas të dhënave të para epiqendra e tërmetit ka qenë në Shëngjergj të Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë tre ballë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë për disa sekonda. Lajmi është konfirmuar për "Ora News" nga Instituti i Sizmiologjisë.