Lëkundje tërmeti 3.7 ballë në qytetin e Korcës
KORCE- Lëkundje të forta tërmeti kanë venë në panik banorët e rajonit juglindor. Rreth orës 12:14, sipas të dhënave nga Instituti Sizmiologjik, Korca është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter, duke pasur si epiqendër fshatin Vlocisht, vetëm 5 km ne veri të Korcës.
Tërmeti u ndie edhe në Pogradec, ndërsa nuk njoftime për dëmtime të banesave.
Ndërkohë banorët kanë dalë me shpejtësi jashtë vendbanimeve, duke shmangur rrezikun nga ndonjë goditje tjetër.
(e.n/ata/BalkanWeb)