E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH, Fullani: Situata politike, kosto në ekonomi

TIRANE- Situata politike e krijuar në vend mund të ketë pasoja për ekonominë shqiptare. Një fakt i tillë pranohet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili edhe pse ka konfirmuar një lidhje të drejtëpërdrejtë të situatës politike me atë ekonomike, ëhstë shprehur optimist për efektete, bazuar në besueshmërinë që sipas tij, ekonomia jonë ka krijuar te investitorët.

“Të gjithë duhet të kuptojmë që ekonomia dhe politika janë si vëllezër siamezë të lidhur në shtyllën kurrizore. Dua të konfirmoj që ekonomia shqiptare gëzon imunitet të plotë ndaj goditjeve afatshkurtra. Sistemi bankar shqiptar është i mirëkapitalizuar dhe gëzon besimin e konsumatorëve dhe publikut shqiptar.” u shpreh Guvernatori Fullani.

Përsa i përket ecurisë së ekonomisë gjatë këtij viti, kreu i Bankës së Shqipërisë, ka vlerësuar si problem luhatjet e kursit të këmbimit, gjë që mund të ndikojë negativisht te qytetarët dhe bizneset, si dhe nivelin e lartë të borxhit publik, tregues që vlerësohet aktualisht në rreth 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto

Bazuar një ecurinë e dreitanishme të ekonomisë Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryushuar në 5 për qind normën bazë të interesit për lekun.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BSH, Fullani: Situata politike, kosto në ekonomi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›