Kosova merr pjesë në takimin e Asamblesë së NATO-s
Kosova do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, do ta mbahet nga 11-13 mars, në Jerevan të Armenisë. Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit Xhavit Haliti, si dhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës Slobodan Petroviç.
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, asambletë interparlamentare, 72 përfaqësues nga institutet kërkimore, organizata joqeveritare, organizata ndërkombëtare etj.
Në takim do të debatohet për "Zhvillimet rajonale në Kaukazin e Jugut, sfidat, mundësitë dhe perspektiva". Do të bisedohet gjithashtu për marrëdhëniet e Armenisë me NATO-në dhe BE-në, çështjet e sigurisë rajonale si: sigurimi i energjisë, Kaukazi Verior, zhvillimet politike dhe shoqëria civile, dhe natyrisht, marrëdhëniet rajonale në rajonin e Kaukazit të Jugut.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do ta shfrytëzojë mundësinë që ofron ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar për të njoftuar delegacionet e ndryshme për hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të veta, të deklaruara botërisht.
Në takimet të veçanta me pjesëmarrësit e takimit do të kërkohet gjithashtu njohja e shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë.