E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani edhe interneti në garë për çmimin Nobel 2010

Në listën e Komitetit norvegjez për çmimin Nobel për Paqe për vitin 2010 do të jetë edhe interneti, si kandidati i parë që nuk është qënie njerëzore në historinë e ndarjes së çmimeve. Megjithëse emrat e të nominuarve komiteti i mban në fshehtësi, ndonjëherë vetë propozuesit e shpallin zgjedhjen e tyre. Rrjetin global të internetit e ka propozuar një revistë italiane, duke vlerësuar se ai është mjet, i cili përmes komunikimit, e avancon dialogun, debatin dhe konsensusin, si dhe e promovon demokracinë. Mësohet se ka një numër rekord kandidaturash në edicionin e vitit 2010 për çmimin Nobel. Drejtori i institutit Nobel ka bërë të ditur se është mbyllur lista e përbërë nga "237 propozime, prej të cilëve 38 janë organizata". Për vitin 2009, çmimi prestigjoz i takoi presidentit të SHBA, Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›