Lëkundje tërmeti në disa zona të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndier rreth orës 15:40 të ditës së sotme në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera në veri të Shqipërisë, ndërkohe që të dhënat e para tregojnë se epiqendra e tij ka qënë në detin Adriatik. Nga informacionet e Institutit të Gjeoshkencës në Universitetin Politeknik, të cilit i referohet një televizion shqiptar, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 14.6 km në juglindje të qytetit malazez, Ulqinit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5 ballë, shkalla Rihter.
Në Tiranë, tërmeti është ndier 3-4 ballë në godinat e larta, dhe 4 ballë në Shkodër dhe Lezhë.
Në Tiranë, tërmeti është ndier 3-4 ballë në godinat e larta, dhe 4 ballë në Shkodër dhe Lezhë.