E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Takimi me Berishën, brenda afateve kushtetuese

Kreu i LSI Meta, është sot shprehur se takimi me kreun e PD-së Berisha do të zhvillohet brenda afateve kushtetuese. Ndërkohë lidhur me bashkëqeverisjen, Meta tha se prioritet është programi dhe jo emrat ministror. 

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar sot se takimi me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha për formulën e qeverisjes së re do të zhvillohet në kohën e duhur dhe brenda afateve kushtetuese.

"Përsa i takon negociatave për krijimin e qeverisë së re, ne jemi të hapur. Dhe në momentin e gjykuar oportun nga kreu i PD-së Berisha, ne jemi të përgatitur me prioritete kryesore të programit për koalicionin e ri qeverisës. Këto negociata do të zhvillohen sa më pranë afateve kushtetuese për fillimin e Parlamentit të ri, dhe deri në atë moment vendi ka qeverinë aktuale, e cila duhet të përmbushë me përgjegjësi të gjitha detyrat që i cakton kushtetuta"- u shpreh kreu i LSI-së Meta gjatë një prononcimi për mediat.

Më tej Meta tha se LSI-ja nuk do bëjë negociata me emra e poste ministrash, por për programin. "emrat dhe numrat e dikastereve nuk janë të rëndësishme, i rëndësishëm është të realizojmë një program qeverisës sa më përfaqësues për Shqipërinë dhe shqiptarët"- theksoi Meta.

(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›