E Diel, 1 Nëntor 2026

Armët me leje, si pajisen me armë gjahtarët, procedurat dhe lejet

Për të pasur në shtëpi një armë për të cilën nuk do të duhet të arrestohesh duhet të kesh me patjetër një leje. Por mënyrën se si merret kjo leje dhe kush e merre lejen për armën i shpjegon në mënyrë të detajuar, sekretari I përgjithshëm i federatës shqiptare të gjahëtarëve dhe peshkatarëve, Jorgo Lako.
Ndër të tjera ai shpjegon edhe përdorimin e këtyre armëve në krime të ndryshme si brenda familjes ashtu edhe gjatë një grindjeje në shoqëri.
Sipas ligjit forma dhe përmbajtja e lejeve të përhershme dhe atyre provizore, janë sipas modeleve të përcaktuara. Në leje nuk lejohet të bëhen shtesa e korigjime, në rast të kundërt, ato do të konsiderohen të pavlefshme dhe ndaj personit përgjegjës merren masa për heqjen provizore të lejes së armës deri në verifikimin e plotë të saj nga specialistët përkatës. Gjithashtu komisioni për dhënien e lejes së armës mblidhet jo më pak se një herë në muaj dhe kërkesat e paraqitura për dhënien e heqjen e armëve luftarake, sportive dhe të gjahut. Në përfundim të shqyrtimit të kërkesave dhe dokumentave, arma konkrete jepet me leje të posaçme të firmosur nga shefi i komisariatit të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›