300 të prekur nga gripi A H1N1
Shkon në 300 numri i personave të prekur nga gripi pnademik A H1N1. 6 prej të prekurve janë në gjendje më të rënduar dhe janë në terapi intensive, 4 në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe 2 në Reanimacionin e Spitalit Infektiv në QSUT. Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e shëndetësisë Pëllumb Pipero, numri i të prekurve nga gripi pandemik mund të jetë më i madh pasi jo të gjitha rastet e dyshuara ekzaminohen. Ndërkaq Pipero konfirmon se në javën e fundit numri i personave të prekur nga infeksione të rrugëve të sipërme respiratore ka ardhur në rënie.