E Diel, 1 Nëntor 2026

Lendohet Behrami

Valon Behrami nuk po e gjen qetesine. Lendimet e njepasnjeshme po ia pamundesojne zhvillimin e ndeshjeve ne vazhdimesi mesfushorit kosovar. 25-vjecari ka pesuar lendim ne gjurin e djathte te shtunen ne ndeshjen qe ekipi i tij West Ham United e barazoi me Stoke City 11.

Lendimi ka ndodhur ne minuten e 49-te te ndeshjes kur ish-futbollisti i Lazios po mundohej ta kalonte nje kundershtar kur ndjeu dhimbje ne gjurin e djathte ndersa ra ne toke. Ai nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen keshtu qe ne vend te tij eshte inkuadruar Kovac.

Shpresojme qe mos te jete lendim i rende. Ka ndodhur dicka ne gjurin e tij te djathte. Por nje diagnoze precize do te jete e mundshme vetem te henen ka thene menaxheri i kosovarit Alessandro Beltrami per te perditshmen zvicerane Blick.

Ky lendim pa dyshim e preokupon edhe selektorin e Zvicres Ottmar Hitzfeld pasi ky lendim mund ta lere Behramin jashte perfaqesueses per ndeshjen e 8 tetorit kunder Malit te Zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›