E Diel, 1 Nëntor 2026

Planet e Gashit

Sipas te gjitha gjasave kampionati i ri i Kosoves ne basketboll i parapare per te filluar me dy dhe tre tetor do te shtyhet per rreth dy jave.

Kjo pritet te ndodhe pasi kryetari i ri i Federates se Basketbollit te Kosoves FBK Fatmir Gashi po insiston qe garat ne edicionin e ri te jene sa me te organizuara dhe te zhvillohen ne pjesen derrmuese te territorit te Kosoves.

Ne fakt ne edicionin e ri ne Superlige ka qene e parapare te garojne keto tete skuadra Sigal Prishtina Trepca Bashkimi Peja Bambi Kosova Kolegji EuroSport dhe Mitrovica. Mirepo deri me tani vetem Sigal Prishtina Trepca Peja dhe Mitrovica kane konfirmuar ne FBK pjesemarrjen e tyre ne garat e Superliges.

Por Gashi ka pohuar se gjate kesaj jave do ti vizitoje edhe Bashkimin Bambin Kosoven dhe Kolegjin EuroSport per te kompletuar konfirmimin e pjesemarrjes edhe te ketyre ekipeve ne garat e Superliges.

Madje udheheqesia e re e FBK-se me cdo kusht po mundohet qe ta zgjeroje Superligen ne dymbedhjete skuadra me qellim qe edhe disa qytete te tjera te Kosoves te perfaqesohen ne elite me ndonje klub.

Keshtu drejtuesit e rinj te FBK-se gjate javes se ardhme do te bejne perpjekje qe ne Superlige ta inkuadrojne edhe Vellaznimin e Gjakoves Driten e Gjilanit Kastriotin e Ferizajt dhe Yllin e Therandes.

Strategjia ime qe u votua nga delegatet e Kuvendit te FBK-se eshte shtrirja e basketbollit ne cdo cep te Kosoves. Dhe kete me cdo kusht do te mundohem ta realizoj. Eshte mekat se shume qytete si Gjakova Theranda Gjilani etj nuk kane klube ne elite deklaroi Gashi per Express te dielen.

Andaj do te mundohemi ta zgjerojme Superligen. Ne kete jave do ti vizitojme klubet dhe komunat perkatese te tyre. FBK-ja bashke me komunat e Kosoves do te mundohet te gjeje metoda per ti perkrahur klubet qe te marrin pjese dymbedhjete sosh ne Superlige theksoi Gashi.

Prandaj per tu realizuar ky synim i FBK-se nevojitet pak kohe dhe shtyrja e kampionatit duket te jete e pashmangshme. Po e shqyrtojme mundesine qe ta shtyjme rreth dy jave fillimin e kampionatit. Me mire eshte te shtyhet pak dhe me pas te kemi gara serioze dhe cilesore sesa vec te fillohet pavaresisht faktit qe ska aktualisht organizim te mire tha ai.

Ne te gjitha vendet anetare te FIBA-s prej 1 tetorit basketbolli do te aplikohet me disa rregulla te reja si ndryshime te dimensioneve ne parket etj. Ne palestrat e Kosoves akoma nuk jane bere ndryshimet. Por Gashi ishte i prere duke thene se nga ky edicion edhe ne Kosove do te aplikohen rregullat e reja te FIBA-s.

Gashi preferon Rexhepin para Ibishit

Pas ndryshimeve te bera ne Kuvendin Zgjedhor te FBK-se te shtunen si ne postin e kryetarit dhe ne Bord tani pritet te behen edhe ndryshime ne disa pozita te tjera ne shtepine e basketbollit kosovar.

Ndryshim do te kete edhe ne postin e drejtorit te Superliges i cili udhehiqet nga Nuredin Ibishi. Por mbeshtetesi kryesor i Fatmir Gashit ne fushaten zgjedhore Ismet Rexhepi ka deklaruar se synon te behet drejtor i Superliges. Edhe vete kreu i FBK-se Fatmir Gashi preferon qe Rexhepi ta marre kete detyre.

Pasi te dihet sakte sa ekipe do te garojne ne Superlige do te mblidhen perfaqesuesit e klubeve te Superliges dhe ne menyre demokratike do te votojne se a e duan per kryetar Ibishin apo Rexhepin. Une personalisht preferoj Rexhepin sepse ai eshte nje njeri shume dinamik. Megjithate per kete vendosin vete klubet tha Gashi.

Pacarada mbetet komisar i Garave

Kryetari i ri i FBK-se Fatmir Gashi ka thene se nuk do te behet asnje ndryshim ne poziten e komisarit te Garave qe aktualisht e mban Nazmi Pacarada. Pacarada eshte aktualisht njeriu ideal per ate pozite. Une si kryetar do te kerkoj nga Bordi qe Pacarades ti besohet edhe me tej ajo detyre u shpreh Gashi.

Gashi e ben selektorin me rroge

Selektori i perfaqesueses se Kosoves ne basketboll Agim Kasapolli pati nenshkruar kontrate me FBK-ne pa perfituar fare page. Por Gashi tha se do te kerkoje nga Bordi i ri i shtepise se basketbollit kosovar qe tia caktoje nje page perzgjedhesit te reprezentacionit kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›