E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Gercaliu

Ronald Gercaliu do të mbetet jashtë fushës për një periudhë të gjatë. Mesfushori shqiptar është lënduar rëndë të premten që shkoi, në një ndeshje miqësore të ekipit të tij austriak, Magna, kundër ekipit Cluj. Stafi mjekësor i Magnas ka konstatuar se 23 vjeçari ka lënduar ligamentet e gjurit, kështu që ai mund të mbetet jashtë fushës së blertë për 10 javë.

Futbollisti shqiptar e ka lëshuar qendrën sportive në Belek të Turqisë, ku Magna po i zhvillon përgatitjet për sezonin pranveror, për t’u rikthyer në Austri. Trajneri Peter Schottel, në 2-3 muajt e ardhshëm do të jetë i hendikepuar pa Gercaliun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›