E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon-Juventus, aromë lamtumire

Nga kjo situatë duket se mund të përfitojë Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut, të cilët do të ishin më se të kënaqur të kishin në radhët e veta portierin më të mirë në botë. Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, numrit një të bardhezinjve i ka ardhur në majë të hundës humbja ndaj Romës në fundjavë, e treta radhazi për “Zonjën”. Gazeta citon vetë “gardianin” juventin, i cili pas disfatës përballë verdhekuqve, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, ka shfryrë: “Gjithnjë në kundërsulme... Mjaft më, nuk mund të duroj dot!” Pas javës së 21-të të kampionatit italian Juventusi ndodhet në vendin e gjashtë, katër pikë vendit të katërt që të çon në Ligën e Kampionëve dhe një moskualifikim i mundshëm në Europë do të ishte një arsye më tepër që Bufon t’i thoshte lamtumirë bardhezinjve.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›