Mourinho s’i frikësohet Chelseas

Jose Mourinho ka gjuajtur shigjetat e para të presionit në Chelsea, para takimit në Ligën e Kampionëve, duke ia bërë me dije klubit të tij të dikurshëm se ai tashmë ka ndërtuar një Inter të stilit të tij.
Special One nuk ia ka frikën askujt. Trajneri portugez e mirëpret përballjen me Chelsean, më 24 shkurt. Inter i tij nuk ishte asnjëherë më i fortë, që nga arritja e tij në Itali.
“Inter është shumë më i fortë se vitin e kaluar. E dimë se do të përballemi me një super skuadër, por edhe Chelsea e di se nuk do ta ketë të lehtë”, theksoi trajneri Mourinho, në një intervistë për të përditshmen angleze Times.
Mourinho ka thënë se Interi ka ndryshuar nga viti i kaluar, në të gjitha repartet.
“Ky është tash ekipi im”, ka thënë ai.