E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në derbin Tirana- Dinamo. Halilaj: FSHF në prokurori

Dinamo ka mundur 2-1 Tiranen ne derbin e kryeqytetit, i cili ne minutat e fundit eshte kthyer ne nje arene te vertete përleshjesh mes futbollisteve te te dyja skuadrave. Ajo qe duhet te ishte ndeshja me e rendesishme e javes se 18-te te Superliges ka degjeneruar ne grushte mes lojtareve, nderkohe qe loja eshte nderprere per disa minuta. Tensioni eshte transferuar edhe ne shkallet e stadiumit, ndersa tifozet kane arritur te kalojne rrethimin per te hyre ne fushen e lojes, nderkohe qe eshte dashur ndërhyrja e forcave te rendit per te qetësuar situaten. Nervozizmi i shpërthyer ne fundin e ndeshjes ishte mbyllja e nje derbi te çmendur me kartona te kuq, 11-metersh dhe polemika ndaj treshes se arbitrave te kryesuar nga Bardhyl Pashaj.

Ndeshja ka filluar menjehere e forte, nderkohe qe vetem pas shtate
minutash Tirana e ka pare veten me dhjete lojtare pas daljes me karton
te kuq te mbrojtesit Bici. Gjithsesi edhe pse me me pak forca ne fushe,
skuadra e Tafaj do te arrinte te kalonte ne avantazh ne minuten e fundit
te pjeses se pare. Muzaka ndalohet ne menyre te gabuar nga Kotorri
brenda zones dhe Pashaj akordon nje 11-metersh.

Lojtaret bardheblu
kerkojne edhe karton te kuq per portierin dinamovit, por kryesori
mjaftohet me nje karton te verdhe. Nga pika e penalltise Muzaka do te
gjuante sakte, duke kaluar Tiranen ne avantazh. Te tjera skenare do te
rezervonte fraksioni i dyte. Ne minuten e 64-rt portieri i Tiranes
Nallbani do te ndëshkohej me karton te kuq per nje ndërhyrje ndaj Sozes.
Proteston per vendimin portieri bardheblu, por duhet te lere fushen e
lojes. Pikerisht ne goditjen e denimit Malakarne do te dergonte topin ne
rrjete me nje gjutja me koke, duke barazuar rezultatin.

Me dy lojtare
me pak ne fushen e lojes, Tirana e ka te veshtire te ruaje barazimin dhe
ne minuten e 87-te do te pesonte golin ne dyte qe mban firmen e Bakaj.
Pas këtij episodi fantazisti i Dinamos do te përfshihej ne nje debat te
ashper me kapitenin e Tiranes Devi Muka, nderkohe qe pervec sharjeve nuk
mungojne edhe kontaktet fizike. Pashaj i tregon te dy lojtareve
kartonin e kuq, por kjo nuk ndihmon qe te shuaje tensionin ku do te
përfshiheshin edhe lojtaret e tjere te te dyja skuadrave si dhe tifozet,
te cilet futen ne fushe, duke detyruar ndeshjen te ndërpritej per gati
dhjete minuta.

Pas rinisjes se takimit, Tirana mund te barazonte me Osmanin, por
gjuatja e Osmanit do te ndalohej nga Kotorri. Ky do te ishte momenti i
fundit i nje ndeshjeje te tensionuar, nderkohe qe drejtuesit e Tiranes
kane vene ne shenjester te akuzave arbitrin Pashaj dhe Federaten
Shqiptare te Futbollit.

“Sot iu dha fund futbollit, nje herë e përgjithmonë në Shqipëri. Nuk
është mllef ndaj Ffederatës, por kjo ëhstë e vërteta. çdo njeri e ka
pare se çfarë ka ndodhur. Edhe zoti nuk do ia falë këtyre njerëzve të
cilët e kanë çuar futbollin drejt një gremine, drejt një dhune.
Megjithatë ju them me bindje se Federata me njerëzit që ka brenda, me në
krye shefin e tyre, së shpejti do të ketë një një denoncim pranë
prokurorisë së Tiranës” tha presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Mjaft i indinjuar që nga prsidenti, kryesia e klubit, stafi dhe të
gjithë lojtarët për këtë përdhunim. Vetëm futboll nuk quhet më ky me
këtë që ndodhi. Puna e arbitrit u pa që në minutën e dytë ku i nxorri të
verdhë Stefës dhe gjatë gjithë kohës që ishte adapt, që i shërben një
skuadre” tha trajneri i Tiranes, Alban Tafaj.

Nderkohe trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca i ka cilësuar si te denueshme
veprimet ne fushen e lojes. “Unë jam i kënaqur me atë që u bë në fushën
e lojës deri në momentin e fundit kur ndodhën ato rastet që janë të
patolerueshme” tha Muça.

Pas kësaj fitoreje Dinamo e ka thelluar ne 16 pike diferencen me Tiranen
ne krye te renditjes.

Nertan Prifti   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›