Partitë e Kosovës, të përqendruara rreth liderëve

Sipas analistëve politikë, mënyra e funksionimit të partive politike në Kosovë, që nga paslufta e këndej, tregon se ato nuk kanë demokraci të brendshme të mirëfilltë dhe në masë të madhe varen nga liderët.
Në këto rrethana, sipas tyre, liderët e kanë afër vetes një grup shumë të vogël të njerëzve, të cilët ekskluzivisht punojnë për interesat e ngushta të tyre, shkruan KosovaSot.
Ecuria e shumicës së proceseve zgjedhore të pasluftës në Kosovë, në nivele të partive kryesore politike, sipas analistëve dhe njohësve të zhvillimit të demokracisë së re parlamentare në vend, vlerësohet si një situatë që ka dëshmuar për autoritarizëm të madh të liderëve politikë, të cilëve u mungon legjitimiteti i gjerë qytetar dhe mbeten vetëm në pozitën e figurave që rrethohen nga klane të ngushta të fuqishme dhe grupe të interesit parcial./Indeksonline/