Gjakovarët protestojnë kundër ardhjes së serbëve në qytetin e tyre

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur të dielën para dyerve të Kishes ortodokse serbe në Gjakovë, pas një informate të pakonfirmuar, se këtij objekti fetar do t’i bëjnë vizitë serbë lokal të Gjakovës me rastin e pashkëve ortodokse.
Ndonëse qytetarët të prirë nga nëna që kanë humbur më të dashur e tyre, nga policia janë njoftuar se nuk është paraparë ndonjë vizitë për ditën e diel, ata nuk janë larguar për tri orë rresht. Policia i ka lutur nënat dhe qytetarët e tjerë që të largohen. Mirëpo këta të fundit rreth orës 11 të paradites kanë lëshuar vendin.
Nysrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e nënave”, që ka qenë një nga pjesëmarrësit, tha se ne kemi dalë për të parandaluar vizitën e serbëve. Në Gjakovë nuk kanë çka me ardhë serbet. A e dini çka kanë bërë këtu, kanë varë 12 mijë vet, 6 mijë i kanë zhdukur”, ka thënë Kumnova.” A janë normal këta shqiptar apo këta ndërkombëtar”, tha ajo gjatë një bisede me zyrtarin policor, i cili po kërkonte që nënat dhe qytetarët e tjerë të lëshonin hapësirën.
“Ne nuk jemi ngushtë të dalim dhe t’i shohim fytyrat e serbeve, as nuk dua t’u dëgjoj zërin”, tha ajo. “Këta me ardhë me festu, ndërsa neve zemra po na plasë”, tha më pas Kumnova me emocione. Ky është turp i shtetit”, tha më pas ajo.
“Me këtë ne duhet t’i tregojmë se ata në Gjakovë nuk kanë çka të kërkojnë”, tha në ndëkrohë Hazbije Pruthi, një qytetare, që të dielën i është bashkuar qytetarëve tjerë.
Gjatë këtij tubimi nuk është shënuar ndonjë incident./Indeksonline/