Futja e teknikes dixhitale, do te pershpejtoje procesin
Zyra e ALUIZNI-t ne Elbasan garanton 5000 legalizime ne 6 muaj. Sipas drejtorit te Zyres Rajonale te ALUIZNI-t per Qarkun e Elbasanit, Ditor Musai ritmet e legalizimit ne kete prefekture, jane mjaft te kenaqshme. "Ne kemi ne proces perpunimi 5000 dosje pasurie, nga te cilat 2400 kalime nga shteti tek pronari, kane marre rrugen e zgjidhjes. Ne Tirane kemi derguar 202 dosje te certifikuara, nga te cilat dy jane pallate shumekateshe me shtesat perkatese", thote Musai. Sipas tij, zyra disponon bazen e nevojshme materiale dhe teknike. "Duke qene se jane implikuar teknikat dixhitale, per cdo jave do te dergohen per legalizim 200 dosje dhe sipas nje llogarie te thjeshte, i bie qe brenda 6 muajsh, ne te kemi legalizuar rreth 5000 ndertime pa leje", vijon ai. Me pas, drejtori i ALUIZNI-t, i Qarkut te Elbasanit nenvizoi se ne realizimin e ketij procesi ka gjetur mbeshtetjen e pushtetit vendor, bashkise, prefektures si dhe institucioneve ndihmese sic jane dega e Albapostes dhe zyra e Hipotekes. "Ne u dergojme qytetareve gjithcka neper shtepi. Ata vijne tek ne, vetem per te regjistruar truallin", thote ai. Sipas drejtorit Musai, nje dosje e plote permban formularin e vetedeklarimit, certifikaten, tarifa e planimetrise se objektit, deklaraten e qytetarit per zhvillimin urbanistik dhe risqet e infrastruktures qe zoteron ndertimi, fatura e blerjes se truallit procesverbalet e kualifikimit, procesverbalet e vleresimit te dosjes, leje e legalizimit qe paraqitet tek zyra e Hipotekes qe permban kontraten e kthimit te pasurise, gentplanin, fotografimin ajror, kartela e pasurise qe eshte fundori i pasurise.