Nisin remontet, Tirana ne terr
Kryeqyteti eshte mbuluar nga terri gjate tre diteve te fundit. Kjo, per shkak te remonteve qe po kryhen ne afersi te ktheses se Kamzes, ku OSSH-ja po investon ne rrjetin e shperndarjes. Nderprerjet kane filluar diten e shtune, duke vazhduar te dielen, e madje edhe gjate dites se djeshme. Ndersa nuk dihet nese keto kufizime do te vazhdoje edhe sot, megjithate, burime nga OSSH, nuk e kane lajmeruar dicka te tille. Ne fakt, fillimisht Operatori i Sistemit te Shperndarjes kishte premtuar kufizime disa oreshe te energjise elektrike, por ne te vertete ato jane shtrire me shume ne kohe. Zona te tera, kryesisht ne periferi te Tiranes, kane pasur mungese te theksuar te energjise elektrike. Keshtu, ne komunen Paskuqan, energjia elektrike ka munguar me shume se 24 ore. Qindra banore kane kaluar nje nate ne erresire te plote, ndersa ende nuk dihet se pse nderprerjet po vazhdojne kaq gjate, duke kaluar njoftimet dhe parashikimet. Edhe gjate dites se djeshme, banoret e Tiranes jane perballur me oret e erresires. Keshtu, burime zyrtare nga OST thane se shkak per nderprerjet eshte nderhyrja ne disa linja 220 kilovolt. Kufizimet do te zgjasin tre dite dhe prekin zonen e Tiranes, kryesisht qendren e saj. OST ka lajmeruar se dje eshte punuar ne linjen Tirane-Uzina e Traktoreve, nga ora 08:00-11:00 dhe si pasoje, ka pasur nderprerje te energjise elektrike ne rrugen "Ali Demi", Rruga e Elbasanit, Rruga Bardhyl, Qyteti Studenti, Ministria e Shendetesise, "Myslym Shyri" dhe ne zonen e Farkes. Nderkaq, pritet qe kufizimet ne zona te ndryshme te Tiranes, te zgjasin edhe dy dite te tjera, megjithate nuk ka garanci se ato do te perfundojne pas ketij harku kohor. "Po behen investime ne rrjet dhe po kryhet regjistrimi i abonenteve. Konsumatoret nuk do te furnizohen me energji, nese nuk paraqesin dokumentet e nevojshme qe kane bere pagesen dhe qe jane debitore ndaj OSSH-se", eshte shprehur drejtori i ketij institucioni.
Fier, 1800 abonenteve do t'u priten dritat
Rreth 1800 abonenteve te energjise elektrike do t'u pritet energjia. Kjo per shkak te debiteve te tyre ndaj Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, filiali Fier. Kreu i ketij te fundit, Arjan Bibe, eshte shprehur se nga ripunimi dhe ristudimi i listave te debitoreve kane dale se 1800 abonente nuk kane shlyer energjine e konsumuar dhe per rrjedhoje, rrezikojne te humbasin lidhjen e saj. "Behet fjale kryesisht per abonente familjare qe rrjedhin nga zonat rurale. Jane banore te fshatrave te zones energjetike te Fierit qe edhe pse kane konsumuar energji, qe edhe pse jane paralajmeruar per te paguar faturat e konsumit te saj serish nuk i jane drejtuar sporteleve te pagesave. Pikerisht kjo shtrese debitoresh do te vuaj mungesen e energjise pas shkeputjes se saj nga ana jone", thote Bibe. Nderkohe, emrat e debitoreve do te paditen edhe prane autoriteteve hetimore, per sekuestrim te banesave ne rast te mosshlyerjes se detyrimeve.