Leo Benhaker planifikon një hakmarrje historike
Polonia duket se nuk do të ketë nevojë për shumë motivim gjatë ndeshjes kundër Gjermanisë. Përfaqësuesja polake nuk ka fituar asnjëherë ndaj shtetit fqinjë në 15 ndeshjet e mëparshme dhe dëshiron që këtë radhë ta thyejë këtë tabu. Për më tepër, rivaliteti mes kombeve e ka bërë këtë sfidë shumë më emocionuese për polakët, të cilët do të synojnë të hakmerren edhe për humbjen 1-0 gjatë Botërorit 2006. Fakti se gazetat polake nuk kanë kursyer asnjë lloj sulmi ndaj skuadrës gjermane gjatë ditëve të fundit, tregon më së miri se si po përjetohet kjo ndeshje. "Mua nuk më duhet të motivoj lojtarët", deklaroi trajneri Benhaker. Unë nuk i motivoj sepse duhet, por atëherë kur i nevojitet një gjë e tillë. Po ju them se pjesa më e madhe e lojtarëve nuk e kanë nevojë një gjë të tillë për këtë sfidë. Ata po e presin me padurim të zbresin në fushë për ndeshjen e së dielës", deklaroi tekniku i Polonisë, i cili shihet nga të gjithë si arma më e fortë e kësaj kombëtareje, falë përvojës së tij në nivel kombëtaresh dhe klubesh.
Edhe vetë lojtarët janë të bindur se mund të bëjnë një çudi ndaj Gjermanisë, ndonëse skuadra që drejtohet nga Hoakim Lëv shihet jo vetëm si favorite e grupit, por edhe si pretendente kryesore për të fituar EURO 2008. Mbrojtësi Mariusz Jop mendon se skuadra është më e përgatitur psikologjikisht se dy vite më parë, kur u mundën nga një gol i shënuar në kohën shtesë të takimit. "Ne kemi stilin tonë të lojës dhe do të mundohemi t‘ua imponojmë atë kundërshtarëve. Ne do të përpiqemi të japim maksimumin dhe mendoj se po të luajmë siç kemi bërë në ndeshjet e grupit kualifikues kundër Portugalisë, kemi një shans të madh për fitore", tha ai. Ndërsa portieri Boruc po mendon ende për humbjen e dy viteve më parë. "A mund të flasim për hakmarrje? Po! Humbja e dhimbshme e dy viteve më parë na ka mbetur në mendje", deklaroi Boruc.