E Diel, 1 Nëntor 2026

Leo Mesi, i pari në Europë, 0.93 gola në çdo ndeshje

Mesatarja

Lionel Mesi konfirmohet si më i madhi mes të mëdhenjve. Talenti i Barcelonës vazhdon të shënojë gola, të thyejë rekorde dhe të mbushë faqet e të gjitha gazetave kudo në botë. Për sulmuesin argjentinas elozhet vazhdojnë, ndërkohë që forma e tij e jashtëzakonshme konfirmohet nga statistikat. E para është rritja si lojtar e Mesit nga koha kur te Barça punonte Frenk Rajkard, për t’u shndërruar në yllin absolut me trajnerin Pep Guardiola. Me holandezin, lojtari kishte një mesatare prej 0.38 golash në ndeshje (42 rrjeta në 110 takime), ndërsa tashmë kjo shifër është dyfishuar: 0.75 gola në ndeshje (59 në 78). Fakti interesant është se vetëm pas 15 ndeshjeve të para në La Liga, Mesi ka realizuar 14 gola, duke barazuar rekordin e tij në kampionat me Rajkard. Krahasimi i dytë bëhet me sulmuesit më të mëdhenj në Europë. Në Spanjë, Leo shënon mesatarisht 0.93 gola në ndeshje, duke lënë prapa David Vijën me 0.82. Më mirë se Mesi është paraqitur vetëm uruguaiani i Ajaksit, Luis Suarez, me 18 gola në 18 javë, por Eredivisie është një aktivitet dukshëm më i lehtë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›