E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët kundër Glejzër, Fergi do të sakrifikohet?

Mançester Junajtid

Mançester Junajtid nuk po përjeton një moment të mirë. Problemet financiare, që mund të detyrojnë pronarët të shesin stadiumin legjendar “Olld Traford”, por edhe sulmuesin Uejn Runi kanë shkaktuar pakënaqësi mes tifozëve. Kjo ka bërë që ultrasit e “Djajve të Kuq” t’i kërkojnë trajnerit Sër Aleks Ferguson të japë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj familjes Glejzër. Përpara ndeshjes së fituar me Bërnlin, afro 300 fansa zhvilluan një mbledhje me synimin për të përcaktuar planin kundër pronarëve amerikanë, të cilët kontrollojnë klubin që prej vitit 2005. Një prej propozimeve ishte edhe një letër në adresë të trajnerit skocez, për ta bindur që ai të largohej. Mbështetësit do t’i kërkojnë Erik Kantonasë që të vendoset në krye të lëvizjes kundër pronarëve, ndërsa përpara sfidës në Champions me Milanin (më 10 mars), ata po planifikojnë një protestë: tifozët do të hyjnë në stadium vetëm pasi të ketë filluar ndeshja. “Ferguson është njeri i popullit dhe duhet të jetë i shqetësuar nga ajo që po ndodh. Nëse Glejzërs qëndrojnë, trashëgimia e trajnerit do të shkatërrohet”, thanë ata.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›