E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leon Panetta merr postin e Drejtorit të CIA-s

Uashington - Leon Panetta, zgjedhja e presidentit amerikan, Barack Obama për të drejtuar CIA-n, u miratua sot nga Senati, citon Reuters. Ish-kongresmeni demokrat dhe shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës Clinton, e mori miratimin nga Senati pavarësisht mungesës së përvojës në çështjet e sigurisë së brendshme. Panetta, 70 vjeç, do të zëvendësojë në këtë post Michael Hayden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›