Romë, vendet më të industrializuara diskutojnë krizën
Romë - Ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qendrore të shtatë vendeve më të industrializuara të botës diskutojnë sot në Romë krizën globale financiare. Në prag të takimit, kreu i FMN së Domenike Shtraus Kan, i ka tërhequr vërejtjen qeverive kundër masave proteksioniste. Sektori financiar, sipas tij rrezikon të goditet nga një valë proteksionizmi, çfarë nuk i ndihmon situatës.