Leonardo: “Nëse gjejmë vazhdimësi, gjithçka ndryshon"
“Ky brez shkon kundër asaj që do dëshironte Mourinjo”. Sipas trajnerit brazilian, të rijnë ndikohen nga situatat që gjejnë nëpër klube, por shembuj negativë si Adriano nuk funksionojnë më sepse menjëherë kuptohet se “sjellja” e tyre nuk sjell rezultat. Sot Adriano është 27 vjeç dhe luan në kampionatin brazilian te Flamengo, ndërkohë që mund të luante në klubin më të mirë në botë.
Leonardo sjell edhe shembullin e Ronaldinjos. “Ai është i pari që e di nëse nuk sillet siç duhet nuk është më Ronaldinjo. E di ai dhe e dinë të gjithë.”
Pastaj tekniku brazilian nuk ka ndërmend të dëgjojë për Milani se është skuadër për Champions. "Renditja ndryshon shumë shpejt, mjafton një rezultat pozitiv apo negativ dhe pozicioni ndryshon menjëherë” – tha Leonardo në intervistën në Milanelo. “Vazhdimësia është fondamentale: nëse e gjemë do të jemi në një pozicion të privilegjuar. Është një Kampionat mjaft i ekuilibruar, më tepër se vitet e shkuara.”
Sipas Leonardos, Milani në Europë shfrytëzon talentin kundër skuadrave që luajnë me hapësira, ndërsa në Itali gjithçka është më e vështirë pasi mendohet më shumë për mbrojtjen.