Leonardo: Interi është larg, vështirë se gabon
“Jemi të lumtur për fitoren në Torino. Megjithatë, jemi ende larg Interit dhe vështirë se ata mund të gabojnë. Ka ende ndeshje për t’u luajtur, por është e rëndësishme që ne të mbajmë nivelin e lojës që kemi treguar në ndeshjet e fundit”, u shpreh tekniku kuqezi.Në lidhje me përballjen e ditës së nesërme me modestët e Novarës, braziliani shtoi se në këtë takim pret konfirmimin nga ekipi për formën e mirë që po kalon. “Është një provë e rëndësishme për të gjithë. Dua një paraqitje të mirë”, shtoi Leo.