BE: Statusi për Shqipërinë, pas pyetsorit
Deklarata është bërë nga Komisioneri i propozuar për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në Kolegjin e ri të Komisionit Evropian, Stefan Fule. "Mendoj se ajo që presim ne tani janë përgjigjet ndaj pyetesorit tonë dhe pasi t'i kemi marr ato, atëherë do të na duhet t'i vlerësojmë. Dhe vetëm pas këtij vlerësimi unë do të jem i aftë t'ju jap një ide më të qartë. Jo asnjë datë, asnjë datë në këtë moment”, u shpreh ai për mediat në Bruksel. ÇekuFule u ka kujtuar edhe një herë vendeve aspirante për tu integruar në BE, se nuk mund të ketë integrim pa e merituar atë dhe nuk mund të shkohet në këtë union, pa plotësuar më parë kushtet. Për sa i përket vizave, Fule deklaroi se do t’i rekomandonte Komisionit Evropian që në mesin e këtij viti të merrte një vendim. "Unë do të punoj fort që për dy vendet që mbetën pas, Shqipërinë dhe Bosnjën, por sigurisht kjo do të varet shumë prej tyre, që të mund të rekomandoj në mes të këtij viti që të përfshihen dhe ato në këtë listë. Jam i vendosur po ashtu që të nis një dialog të strukturuar me Kosovën për një afrim ndaj një perspektive me terma afatgjatë për liberalizimin e vizave”, theksoi Fule.