E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo Lojtaret humben besimin

Jo vetëm i zhgënjyer për eliminimim, por edhe për reagimin e dobët të skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit kundër Shalke. Ky është portreti i trajnerit të Interit, Leonardo pas dështimit të italianëve në Ligën e Kampionëve. Tekniku është shprehur se futbollistët e tij nuk besuan te përmbysja e rezultatit, duke zyrtarizuar largimin nga Çampions.

“E dinim që në fillim se do të ishte shumë e vështirë të përmbysnim rezultatin e ndeshjes së parë. Por jo të gjithë futbollistët besuan se mund të kthenim rezultanin. Duhet të ishim më agresivë, por nuk e bëmë një gjë të tillë. Sigurisht, të gjithë jemi të zhgënjyer, por tani duhet të shohim përpara dhe të përqëndrohemi te javët e mbetura të kampionatit”-ka thënë Leonardo.

Nuk mundohet të fshehë lumturinë për kualfikimin historik të skuadrës së tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, trajneri i Shalke, Ralf Rangnik. Pasi triumfuan në ndeshjen e parë, gjermanët nuk lëshuan asgjë në sfidën e kthimit duke e fituar atë me rezultatin 2-1.

“Jemi të gjithë të kënaqur dhe mendojmë se e meritojmë kualifikimin. Pas fitores në Itali, të gjithë futbollistët dhanë përsëri maksimumin, duke zgjidhur një ndeshje të vështirë. Tani shohim përpara dhe jemi optimist për të ardhmen”- ka thënë Rangnik, skuadra e të cilit do të përballet në gjysmëfinale me Mançester Unajted.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 prill 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›